Ballina Bota

FRANCË – Bursat globale të tronditura pas rezultatit pozitiv për COVID-19 të Trumpit

PARIS, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Tregjet botërore të aksioneve u tronditën sot pas lajmit se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, rezultoi pozitiv për COVID-19, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Ishte Bursa e Wall Street që hapi trendin e rënies, kurse Bursa e Tokios e mbylli në të kuqe.

Europa, pasi lëvizi në të kuqe për pjesën më të madhe të seancës, më në fund, ia arriti të kthehej afër ekuilibrit.

Indeksi Eurostoxx 50 humbi vetëm -0,10%.

Në tregjet kryesore europiane, Frankfurti ra me -0,33%, por Londra fitoi me +0,39%, kurse Parisi ngeci në +0,02%.

Në 4:15 pasdite GMT, indeksi kryesor i Bursës së Nju Jorkur, Dow Jones Industrial Average (DJIA), humbi vetëm me -0,32%, kurse Nasdaq ra me -1,78%./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Barcelonës fiton koleksionin e rrallë të artit
Artikulli tjetërFRANCË – Çifti Macron mesazh miqësie dhe shërim të shpejtë për Trump