TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se po vijojnë punimet për rehabilitimin e shtresave asfaltike në aksin rrugor Ballsh-Aranitas, me synim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës.
Sipas ARRSH-së, ndërhyrja përfshin gjithashtu vendosjen e 500 përvijuesve anësorë reflektues, plotësimin e sinjalistikës vertikale me tabela të reja, si dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale.
Një tjetër element i projektit është vendosja e barrierave mbrojtëse metalike në urën e Panahorit, me qëllim rritjen e sigurisë në këtë segment.
Përfundimi i punimeve pritet të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të lehtësojë lëvizjen e automjeteve për të gjithë përdoruesit e aksit Ballsh-Aranitas.
/a.f/r.e/





















