TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja.
Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori amerikan, Eric Wendt, vuri në pah përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext.
Ambasada amerikane theksoi se bashkëpunimi synon ndërtimin e një infrastrukture digjitale më të fortë dhe më të sigurt për Shqipërinë, SHBA-në dhe NATO-n.
“Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thekson Ambasada e SHBA.
/gj.m/r.e/a.f/






















