Ballina Ekonomi

Raporti i progresit i KE, BSH: Vlerëson përputhjen e legjislacionit me standardet e BE-së

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Komisioni Evropian ka vlerësuar nivelin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian në fushën e politikës monetare, duke evidentuar progresin në garantimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.

Në Raportin e Progresit për Shqipërinë, Komisioni Evropian konstaton se vendi ka arritur një nivel të lartë përafrimi me legjislacionin e BE-së, veçanërisht për sa i përket ndalimit të aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare.

Raporti nënvizon gjithashtu se kuadri ligjor shqiptar është në përputhje me standardet e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik.

Një ndër zhvillimet e përmendura në raport është edhe miratimi, në tetor të vitit 2026, i ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë. Ky ndryshim ligjor konsiderohet pjesë e procesit të përafrimit të kuadrit institucional dhe rregullator shqiptar me standardet evropiane.

/m.q/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranë, përfundon murali në Parkun e Artit, homazh për gratë e Arkivit Filmik Shqiptar
Artikulli tjetërFOKUS – Langarde i bën thirrje Eurozonës të përshpejtojë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike