Ballina Ekonomi

Progresraporti i KE: Avancim në përafrimin e sistemit doganor me BE-në

Dogana

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Komisioni Evropian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në fushën e Bashkimit Doganor, duke evidentuar nivelin e mirë të përgatitjes dhe hapat e ndërmarrë për përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Në Raportin e Progresit 2026 për Shqipërinë, vëmendje i kushtohet Kapitullit 29, i cili lidhet me Bashkimin Doganor.

Sipas progres-raportit, vlerësimi evidenton konkretisht: Përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së; Miratimin e Strategjisë së Teknologjisë së Informacionit për modernizimin e sistemeve doganore si dhe zhvillimin e rrjetit CCN/CSI dhe përgatitjet për sistemet NCTS dhe AES, për ndërlidhjen me mjedisin digjital doganor evropian.

Dogana Shqiptare bëri të ditur se do të vijojë punën për përafrimin e Kodit Doganor dhe akteve zbatuese, forcimin e kapaciteteve administrative dhe intensifikimin e luftës kundër kontrabandës, korrupsionit dhe mallrave të falsifikuara.

“Një vlerësim pozitiv dhe një përgjegjësi për të çuar përpara reformat drejt standardeve evropiane”, njoftoi Dogana Shqiptare.

/m.q/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE-ja thotë se po zhvillon dialog me Kosovën për ndryshimet në ligjin për Specialen
Artikulli tjetërProcedurë e re kontrolli për lejedrejtimin e mjeteve me motor, verifikim i historikut shëndetësor