Ballina Flash

Bashkia e Barcelonës fiton koleksionin e rrallë të artit

BARCELONË, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Bashkia e qytetit të Barcelonës njoftoi sot se kishte gjetur gati 500 vepra arti të trashëguara 30 vjet më parë nga një sipërmarrës i pasur, por të fshehura nga familja e koleksionistit.

Këto 474 vepra i përkisnin koleksionit të sipërmarrësit të tekstileve, Julio Muñoz Ramonet, i cili, pas vdekjes në vitin 1991, ia la trashëgim bashkisë shtëpinë e tij luksoze dhe shumë vepra arti brenda saj.

Familja e tij nuk e kishte njoftuar bashkinë e qytetit për këtë donacion.

Bashkia e zbuloi trashëgiminë tre vjet më vonë dhe filloi procedurat ligjore, ende në vazhdim, për të rimarrë këtë koleksion.

“Po bëhen 25 vjet që kemi mosmarrëveshje me familjen për këtë çeshtje dhe ky është një hap i rëndësishëm për ne, por kemi ende shumë vepra për të gjetur, disa prej të cilave janë shumë të vlefshme”, tha Joan Subirats, këshilltar kulturor në bashkinë e qytetit.

Koleksioni përfshin dy pjesë altari të shekujve XIV dhe XVI, gati 400 piktura midis të cilave vepra të piktorëve Goya, El Greco, Rembrandt, Rafael, Monet dhe Titian, katër skulptura, katër pjesë mermeri dhe tri sixhade, për një shumë që nuk u përcaktua  nga bashkia e qytetit./ /ervo/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja për mobilitetin në punë/ Lëvizje e lirë e punonjësve mes Shqipërisë dhe Kosovës
Artikulli tjetërFRANCË – Bursat globale të tronditura pas rezultatit pozitiv për COVID-19 të Trumpit