TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës zyrtar në Zagreb pati një bashkëbisedim shumë të hapur me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.
Cakaj thekson se në takim u dakorduan për të zbatuar objektivat e përcaktuara në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes dy vendeve në Dhjetor 2018.
Cakaj theksoi se Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill, por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi.
“Gjatë qëndrimit zyrtar në Zagreb pata edhe një bashkëbisedim shumë të hapur me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic. Në takim u dakorduam për të zbatuar objektivat e përcaktuara në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes dy vendeve në Dhjetor 2018. Ramë dakord për një qasje më dinamike dhe një bashkëpunim të shtuar në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe politikave të sigurisë. Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi”, u shpreh Cakaj.
/gj.mima/ /a.g/






















