Ballina Bota

KINË – HSBC mbyll 10 000 vende pune

HONG KONG, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Gjiganti bankar britanik HSBC po përgatitet të mbyllë 10 000 vende pune, sipas “Financial Times”, dy muaj pas largimit të papritur të drejtuesit të HSBC-së dhe një njoftimi të mëparshëm për mbylljen e 4 000 vendeve pune, përballë sfidave që mund të ndodhin mes luftës tregtare, Brexit dhe normave të ulëta të interesit.

Këto shkarkime përfshijnë kryesisht poste të mirëpaguara dhe janë pjesë e një fushate për reduktimin e kostove të ndërmarra nga kreu i ri, Noel Quinn.

Ky i fundit ka pasuar John Flint, larguar në fund të gushtit.

“Ne e dimë që prej vitesh që duhet të bëjmë diçka në lidhje me kostot tona operative, përbërësi kryesor i të cilit përfshin punonjësit”, theksoi një burim anonim. / /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkurori i Durrësit që përfaqësoi interesat e krimit dhe të tjerë të larguar nga vetingu, nuk do i shpëtojnë ndëshkimit
Artikulli tjetërKroacia: Të hapen menjëherë negociatat për Shqipërinë