Ballina Aktualitet

Thumana e rilindur, Rama: Festë e sportit, nga lagjet më të bukura në Shqipëri

 TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka vizituar të premten Thumanën, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i vitit 2019, sot një zonë e rilindur dhe jo vetëm, pasi është kthyer në qendrën e motorit të lëvizjes sportive në vend.

Për kryeministrin Rama, Thumana sot është një festë e sportit. “Thumana e Rilindur sot në një festë të sportit”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

“Tani kush e mendonte se zemra e Thumanës së shkatërruar nga tërmeti, do të ringrihej duke u transformuar në një nga lagjet më të bukura të Shqipërisë, ku do të bëheshin edhe aktivitete të tilla, le të ngrejë dorën e ta thotë”, thekson Rama.

Më herët Kreu i Qeverisë ishte i pranishëm në konferencë “Sporti, motor zhvillimi”, ku theksoi se sot Thumana është kthyer në promotor të sportit, pas ndërtimit të një seri impiantesh sportive nga më të mirët në Shqipëri.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Protestuesit pro-palestinezë dalin në rrugët e BM-së
Artikulli tjetërRUSI – Lavrov: Ekziston rreziku i një lufte të madhe në Lindjen e Mesme