Ballina Bota

LONDËR – Protestuesit pro-palestinezë dalin në rrugët e BM-së

LONDËR, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Mijëra protestues pro-palestinezë pritet të dalin sot në rrugët e Britanisë së Madhe, ndërsa Izraeli rrit ofensivën e tij në Gaza.

Policia pret që rreth 100 000 persona t’i bashkohen një demonstrate në Londër duke kërkuar një armëpushim në luftën Izrael-Hamas, ndërsa mitingje të tjera po organizohen edhe në Mançester dhe Glasgou.

Protestat vijnë pasi Izraeli ndërpreu komunikimet në Rripin e Gazës për shkakt të sulmeve të intensifikuara, duke bllokuar 2,3 milionë banorë nga kontaktet me njëri-tjetrin dhe me botën e jashtme.

Kombet e Bashkuara thanë se masa do të parandalonte që ndihma të aksesohej nga palestinezët e bllokuar brenda territorit të bombarduar, ndërsa Tel Avivi vazhdon të sulmojë në shtrirjen prej 25 miljesh.

Izraeli tha se ka në shënjestër luftëtarët e Hamasit për të cilët pretendon se veprojnë nga radhët e civilëve.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vlerësuar se rreth 200 shtetas britanikë kanë mbetur në Gaza.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklaratat e Krichbaum, PD: Berisha sulmon mikun e shqiptarëve
Artikulli tjetërThumana e rilindur, Rama: Festë e sportit, nga lagjet më të bukura në Shqipëri