TIRANË, 11 Shtator /ATSH/ – Zhvillimi i projekteve që synojnë tregje të përbashketa mes bashkive ishte në qendër të takimit që Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi zhvilloi me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD).
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për hapësirat e investimeve në fushat e agroturizmit dhe agrobiznesit.
“Me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) diskutuam konkretisht për hapesirat e investimeve në fushat e agroturizmit dhe agrobiznesit si dhe projekteve që synojnë tregje të përbashkëta mes bashkive”, u shpreh Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi pas takimit.
/gj.mima/ /a.g/






















