Agjencia Telegrafike Shqiptare

Zhvillim i projekteve që synojnë tregje të përbashkëta mes bashkive

TIRANË, 11 Shtator /ATSH/ – Zhvillimi i projekteve  që synojnë tregje të përbashketa mes bashkive ishte në qendër të takimit që Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi zhvilloi me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD).

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për hapësirat e investimeve në fushat e  agroturizmit dhe agrobiznesit.

“Me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) diskutuam konkretisht për hapesirat e investimeve në fushat e agroturizmit dhe agrobiznesit si dhe projekteve që synojnë tregje të përbashkëta mes bashkive”, u shpreh Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi pas takimit.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version