Ballina Ekonomi

Durrës/ Investimi pas 40 vitesh në rrjetin e ri të ujësjellësit, përmirëson shërbimin për qytetarët dhe turistët

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, porti më i madh dhe qendër e rëndësishme për tregtinë.

Urbanizimi i shpejtë dhe pa plan ka krijuar një sërë problemesh për rrjetin e vjetëruar 40-vjeçar të ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare po investojnë në një rrjet të ri që synon përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe turistët.

Investimi fillon nga burimet e Fushë Milotit vijon në zonën e Fushë Kuqes dhe përfundon në Arapaj. Një menaxhere hoteli në Durrës, shprehet se kemi pasur shumë probleme për furnizimin me ujë  të pijshëm. Për të përballuar dhe fluksin e turistëve kemi punuar me ujë e depozitave, ku edhe kostot ishin më të larta dhe cilësia nuk ishte aq e mirë. Por me investimin e ri që po realizohet, situata e furnizimit me ujë do të përmirësohet ndjeshëm dhe rrjeti i ri do të reduktojë humbjet dhe do të përmirësojë shërbimin e furnizimit me ujë për qytetarët.

Një komponent tjetër i këtij investimi është edhe përmirësimi i infrastrukturës së kanalizimeve. Investimi i ri eliminon të gjitha derdhjet në det nga Përroi i Agait deri tek Ura e Dajlanit, ndërsa ka reduktuar situatën e përmbytjeve në këto zona. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • bb
Artikulli paraprakZhvillim i projekteve që synojnë tregje të përbashkëta mes bashkive
Artikulli tjetërMinistri i ri për Europën i Italisë, mik i shkëlqyer i Shqipërisë