Ballina Lajme nga Vendi

Oficerët e sigurisë në 150 shkolla

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ – Oficerët e sigurisë do të shtrihen në 150 gjimnaze në të gjithë vendin.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla deklaroi sot në Kuvend se 10-fishimi i numrit të oficerëve të sigurisë ka ardhur pas rezultatit pozitiv që solli pilotimi në 50 shkolla.

“10-fishojmë numrin e oficerëve në shkolla pas pilotimit në 50 gjimnaze të Tiranës dhe do ta shtrijmë atë në 150 gjimnaze në të gjithë vendin, duke mundësuar figurën e oficerit të sigurisë që nuk është as polic, as mësues, por një tregues i qeverisë sonë për të mundësuar shkolla më të sigurta përmes procesit të edukimit”, – tha Nikolla.

z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti 2019, mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta
Artikulli tjetërBUDAPEST – Trocsanyi: Hungaria nuk do ta ekstradojë Gruevskin