Ballina Lajme nga Vendi

Buxheti 2019, mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ – Numri i mësuesve ndihmës në 2019-ën do të shkojë në rreth 1 mijë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla theksoi gjatë fjalës së saj në seancën plenare të të enjtes se tashmë është fakt që ndihma që po u jepet aktualisht fëmijëve me aftësi të veçanta, më parë nuk ka ekzistuar.

“Rrisim me 300 numrin e mësuesve ndihmës. Tashmë është fakt që ka qenë një shërbim i munguar i sistemit tonë, shërbimi për nxënësit me aftësi të veçanta. Nga një shërbim ku kishim zero mësues ndihmës në sistem, sot kemi arritur në 700 dhe buxheti 2019 mundëson edhe rritje me 300 të tjerë, për të shkuar në 1 mijë numri i mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi të vencata”, – përfundoi Nikolla.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Një pasdite në muze”, fokus në periudhën e komunizmit
Artikulli tjetërOficerët e sigurisë në 150 shkolla