SHBA, 4 nëntor/ATSH/ Ish-presidenti amerikan Barack Obama reagoi pas rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, duke deklaruar se qytetarët dhanë një mesazh të qartë në favor të një politike që bashkon njerëzit dhe ofron zgjidhje konkrete për sfidat e tyre.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Obama vlerësoi kandidatët demokratë që garuan në të gjithë vendin, përfshirë edhe në zona që më parë konsideroheshin të vështira për t’u fituar.
Ai falënderoi gjithashtu mijëra punonjës dhe vullnetarë të zgjedhjeve nga të dyja partitë, për kontributin në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Obama theksoi se, megjithëse administratës aktuale i kanë mbetur edhe dy vite në detyrë, demokratët duhet të punojnë për të sjellë ndryshime aty ku kanë mundësi, për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të hedhur themelet për të ardhmen.






















