Ballina Bota

BUDAPEST – Trocsanyi: Hungaria nuk do ta ekstradojë Gruevskin

BUDAPEST, 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Hungaria nuk do ta ekstradojë ish-kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski në Maqedoni, pohoi gjatë një ndërhyrje në televizion ministri hungarez i Drejtësisë, Laszlo Trocsanyi.

Ish-kryeministri konservator maqedonas mbërriti në Hungari më 13 nëntor dhe kërkoi azil politik nga autoritetet e Budapestit për t’i shpëtuar një dënimi dyvjeçar për një çështje korrupsioni.

‘’Gruevski rrezikon jetën në vendin e tij, nuk mund të ekstradohet në këtë rast’’, tha Trocsanyi.

”Gruevski mbërriti në rrugë ligjore në Hungari”, ka theksuar nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOficerët e sigurisë në 150 shkolla
Artikulli tjetërIncidenti në QSUT, Ministria e Shëndetësisë dënon dhunën ndaj personelit mjekësor