Ballina Kulturë

Vendoset themelimi i qendrës kulturore të Kinës në Shqipëri

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ – Qeveria Shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për themelimin e Qendrës Kulturore të Kinës në Shqipëri.

Kështu me propozim të ministres së Kulturës, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, është miratuar në parim marrëveshja ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë, për themelimin e Qendrës Kulturore të Kinës në Shqipëri.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

/z.tosku//j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërmetet nuk mund të parashikohen, por si mund të mbrohemi?
Artikulli tjetër“Fëmijët online”, rritet bashkëpunimi për të shmangur rreziqet nga interneti