Agjencia Telegrafike Shqiptare

Vendoset themelimi i qendrës kulturore të Kinës në Shqipëri

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ – Qeveria Shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për themelimin e Qendrës Kulturore të Kinës në Shqipëri.

Kështu me propozim të ministres së Kulturës, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, është miratuar në parim marrëveshja ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë, për themelimin e Qendrës Kulturore të Kinës në Shqipëri.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

/z.tosku//j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version