Ballina Bota

SOFT NEWS – Tenton të grabisë makinën, por thërret… policinë!

STOKHOLM, 1 janar /ATSH-DPA/ – Një grabitës makinash në qytetin norvegjez të Trondheimit u detyrua të thërriste policinë për veten e tij pasi mbeti i bllokuar në makinën që po përpiqej të vidhte, theksuan burime nga policia.

Sipas policisë, i riu hyri në një automjet për ta vjedhur atë. Kur zbuloi se nuk ishte në gjendje të largohej, ai thirri policinë për të kërkuar ndihmë.

”Një patrullë policie arriti ta lirojë atë duke e arrestuar dhe shoqëruar në paraburgim’’, theksoi policia.

“Meqë ai na njihte më parë, mendoi se ishte e drejtë të kërkonte ndihmë”, tha zëdhënësi i policisë Ebbe Kimo për transmetuesin publik NRK.

”Hajduti i makinave ishte 17 vjeç”, sipas raportit./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi: 2019-ta, vit i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërFOKUS – ”WSJ”: Teknologjia që do të na ndryshojë jetën në 2019