Thaçi: 2019-ta, vit i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi

PRISHTINE, 1 janar/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se viti që sapo filluam do të jetë viti i hapjes së kufirit Kosovë – Shqipëri dhe i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi.

“Mirëmëngjesi miq, përderisa viti 2018 ishte viti i Ushtrisë së Kosovës, viti që sapo filluam do të jetë viti i hapjes së kufirit Kosovë – Shqipëri dhe i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi”, shprehet Thaçi. /kosovapress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.