Ballina Aktualitet

111-vjetori i Pavarësisë, ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Në  qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 111- vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, drejtues të pushtetit vendor, qytetarë, etj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar presidenti Begaj, kryeministri Rama, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentarja Nikolla vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 111 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNYT: Kompania ”X” mund të humbasë 75 milionë reklama për përmbajtjet antisemitike
Artikulli tjetërUdhëhoqi paradën kuqezi, Brahaj: Skënderbeun ta kujtojmë çdo ditë të vitit