Ballina Aktualitet

Rama: Shkodra atmosferë për festat që vijnë plot surpriza për qytetin

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Atmosfera festive ka filluar në sheshe e rrugë të ndryshme në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Dritat e shumëllojshme, dekori festiv, muzika dhe zërat gazmorë të fëmijëve mbushin plot ngjyra Shkodrën në prag të dhjetorit.

Godina e bashkisë, me arkitekturë të veçantë e tërheqëse dhe pemët e shëtitores para saj, janë veshur me drita dhe ngjyra që krijojnë një atmosferë të gëzueshme.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje pamje nga atmosfera festive në Shkodër.

“Shkodra ditë pas dite plot atmosferë për festat që vijnë plot surpriza për qytetin”, u shpreh Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OKB: Të paktën 10 mijë civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i luftës
Artikulli tjetërMete: Transferta e pakushtëzuar për pushtetin vendor, 92% më e lartë se në 2015-ën