Ballina Ekonomi

Mete: Transferta e pakushtëzuar për pushtetin vendor, 92% më e lartë se në 2015-ën

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023.

Sipas relacionit të projektbuxhetit, këto shpenzime për vitin 2024, zënë 2.9% të PBB-së, nga 2.4% që zinin në vitin 2015.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur sot se transferta e pakushtëzuar për vitin 2024, krahasuar me vitin 2023, është 12% më e lartë ndërkohë që krahasuar me vitin 2015 (viti para Reformës Administrativo-Territoriale) është 92% më e lartë.

Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin 2024 në masën 24.3 miliardë lekë, do të shtohen edhe fondet prej 10.7 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja, si dhe 1.5 miliardë lekë transfertë sektoriale për rritjen e pagave, duke e çuar totalin e transfertës nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor në 36.5 miliardë lekë.

Të ardhurat e veta të pushtetit vendor nga viti 2015 dhe në vijim kanë pësuar rritje të ndjeshme dhe për vitin 2024 parashikohen të jenë 5% më të larta se ato të vitit 2023.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shkodra atmosferë për festat që vijnë plot surpriza për qytetin
Artikulli tjetërDPA në Shkup, Bido: Nuk ka kufij kulturorë në hapësirën shqiptare