Ballina Flash

Vendimi për vizat, Osmani falënderon presidenten e Parlamentit Evropian

PRISHTINË, 19 prill /ATSH/ Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas nënshkrimit të vendimit për liberalizim të vizave.

Sipas Osmanit, mbështetja e saj ka qenë e palëkundur.

“Faleminderit, e dashur Roberta, për mbështetjen tuaj të palëkundur në mbajtjen e premtimit të dhënë për popullin e Kosovës”, ka shkuar Osmani në Twitter.

Përfundimisht sot është dhënë drita e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nga 1 janari 2024 kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në shtetet e Zonës Shchengen./KosovaPress/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekuestrohen 23 mijë euro në Morinë, procedohet 35-vjeçari
Artikulli tjetërGJERMANI – Rritet sërish numri i kompanive të falimentuara