Ballina Flash

Sekuestrohen 23 mijë euro në Morinë, procedohet 35-vjeçari

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë kanë vijuar kontrollet të mbështetura në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të RSH-së.

Në kuadër të këtyre kontrolleve këto shërbime kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 23 000 euro, të pa deklaruar në kufi sipas ligjeve në fuqi.

Gjithashtu Policia procedoi penalisht edhe 35-vjeçarin (shtetas kosovar) G. M. banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G. M, ku gjatë kontrollit në këtë automjet gjetën 23 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPA lë në fuqi vendimin e KPK për Eugen Papandilen
Artikulli tjetërVendimi për vizat, Osmani falënderon presidenten e Parlamentit Evropian