Ballina Bota

GJERMANI – Rritet sërish numri i kompanive të falimentuara

FRANKFURT, 19 prill /ATSH-DPA/ – Numri i kompanive të falimentuara në Gjermani është rritur sërish.

Sipas të dhënave paraprake të Zyrës Federale të Statistikave, në mars u regjistruan 13,2% më shumë falimentime krahasuar me muajin shkurt.

Në të njëjtën periudhë, numri i falimentimeve të kompanive u rrit me 10,8% krahasuar me muajin janar.

Gjykatat gjermane raportuan 1 271 falimentime të kompanive, rreth një e pesta më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Shumica e kompanive të falimentuara në janar operonin në industrinë e ndërtimit me 246 raste të regjistruara, e ndjekur nga sektori i tregtisë me 204 raste. //a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendimi për vizat, Osmani falënderon presidenten e Parlamentit Evropian
Artikulli tjetërKAS rrëzon kërkesën e PD-së, Qerim Ismailaj mbetet kandidat për 14 majin