Ballina Bota

POLONI – COVID-19 mund të shtyjë zgjedhjet presidenciale

VARSHAVE, 14 mars /ATSH-DPA/ – Polonia nuk po shqyrton aktualisht shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të 10 majit, por situata në lidhje me epideminë e koronavirusit është dinamike dhe një mundësi e tillë nuk mund të përjashtohet, thanë sot zyrtarët e qeverisë.

“Tani për tani nuk është marrë një vendim i tillë, që nuk do të thotë se mund të përjashtohet”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Pawel Szefernaker.

“Zgjedhjet janë në dy muaj. Do të shohim. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha ai.

“Askush nuk po mendon për zgjedhjet presidenciale. Të gjithë po mendojnë se si ta ndalojmë epideminë”, tha ai.

Sipas ligjit polak, për të shtyrë zgjedhjet duhet të deklarohet një gjendje e jashtëzakonshme ose një gjendje katastrofe natyrore./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat ndaj koronavirusit/ Prefekti i Shkodrës për ATSH-në: Postoblloqe për ndalimin e mjeteve si dhe inspektimi për mbylljen e lokaleve
Artikulli tjetërKQZ nuk i anulon zgjedhjet vendore në Podujevë