Ballina Flash

KQZ nuk i anulon zgjedhjet vendore në Podujevë

PRISHTINË, 14 mars /ASTH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur sot se zgjedhjet lokale në komunën e Podujevës do të mbahen, pavarësisht se janë dy raste të konfirmuar në Kosovë me koronavirus.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në mbledhjen e KQZ-së, tha se zgjedhjet do të mbahen, pasi nuk kanë ndonjë rekomandim tjetër nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Në emër të KQZ kam komunikuar me të gjitha institucionet relevante dhe meqë nga IKShPK nuk ka ndryshim të rekomandimit, ne vazhdojmë sipas planit operacional. I lus ata që do të jenë në vendvotim t’i përmbahen ta gjitha masave. Qytetarët i inkurajoj që të mos bëjnë tollovi dhe t’i përmbahen rekomandimeve të qeverisë”, tha ajo.

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Kurti në konferencën për shtyp pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë u shpreh se zhvillimin apo jo të zgjedhjeve në Podujevë këtë të dielë do ia linte në dorë organeve kompentente, respektivisht KQZ dhe rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

Dita e sotme është ditë e heshtjes zgjedhore në Podujevë.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – COVID-19 mund të shtyjë zgjedhjet presidenciale
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Vijon dezinfektimi i ambienteve publike në Fier