Ballina Flash

Kosova bëhet me ambasadë në Portugali

PRISHTINE, 11 janar /ATSH/ – Kosova hap ambasadën e saj në Portugali. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e cila thotë se Kosova bëri edhe një shtrirje të re diplomatike në Europë me hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës edhe në një shtet të rëndësishëm në Europë, i cili është anëtarë i NATO-s dhe Bashkimit Europian, Republikën Portugeze.

“Të enjten, me anë të një ceremonie zyrtare nga shteti pritës u akreditua edhe zyrtarisht, Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në shtetin portugez, Ylber Kryeziu, i cili i dorëzoi letrat kredenciale, Presidentit të Republikës portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa. Ambasadori Kryeziu i përcolli Presidentit të këtij shteti de Sousa urimet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe përkushtimin Institucional për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve”, thuhet në njoftim.

Republika e Kosovës vendosi të hapë për herë të parë Ambasadë në shtetin portugez gjatë vitit të kaluar, veprim ky, që u mirëprit dhe vlerësua lart edhe nga autoritetet e shtetit pritës.

Portugalia e ka njohur Republikën e Kosovës pak muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe në vazhdimësi ka ofruar mbështetje për konsolidimin e shtetit të ri dhe integrimin e tij në Organizatat Ndërkombëtare. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK konfirmon në detyrë këshilltarin ligjor të Gjykatës së Lartë
Artikulli tjetërNgricat në rrugë, Emergjencat Civile në Lezhë në gatishmëri edhe gjatë natës