TIRANË, 5 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Skuadrat shqiptare të volejbollit për meshkuj do të luajnë këtë fundjavë ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit të publikuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit bëhet me dije se ndeshjet do të nisin të premten e 7 dhjetorit për tu mbyllur pas 10 ditësh, më 17 dhjetor.
Sipas kalendarit të përcaktuar nga FSHV, duke iu referuar dhe renditjeve të klubeve në superligën e volejbollit shqiptar, ndeshjet e Grupit A do të luhen përgjatë datave 7-8-9 dhjetor, teksa grupi B do të zbres në parket përgjatë datave, 7-8-9-16-17.
Në grupin A luajnë skuadrat e “Vllaznisë”, “Elbasani”, “Skënderbeu” dhe “Partizani”
Te grupi B janë: “Erzeni”, “Tirana”, “Teuta”, “Studenti” dhe “Farka”.
Dy të parat e çdo grupi do ndeshen në turin çerek final. E para e grupit A me të dytën e Grupit B dhe anasjelltas. E para e Grupit B me të parën e Grupit A
Kalendari grupi A:
Datë 7 Dhjetor (Ndeshjet e këtij grupi në Elbasan në pallatin e sportit Tamara Sinani)
“Vllazina”- “Elbasani”,
“Skënderbeu”-“Partizani”
Datë 8 Dhjetor (Ndeshjet e këtij grupi në Elbasan në pallatin e sportit Tamara Sinani)
“Vllazina”- “Skënderbeu”
“Elbasani”-“Partizani”
Datë 9 Dhjetor (Ndeshjet e këtij grupi në Elbasan në pallatin e sportit Tamara Sinani)
“Vllazina”- “Partizani”
“Elbasani”-“Skënderbeu”
Kalendari grupi B:
Datë 7 Dhjetor (Ndeshjet e këtij grupi në Tiranë në pallatin e sportit Farie Hoti)
“Erzeni”- pushim
“Tirana” – “Teuta”
“Farka”- “Studenti”
Datë 8 Dhjetor (Ndeshjet e këtij grupi në Tiranë në pallatin e sportit Farie Hoti)
“Farka”-Pushim
“Teuta”- “Studenti”
“Tirana”- “Erzeni”
Datë 9 Dhjetor (Ndeshjet e këtij grupi në Tiranë në pallatin e sportit Farie Hoti)
“Tirana”-Pushim
“Studenti”- “Erzeni”
“Teuta” – “Farka”
Datë 16 Dhjetor(Ndeshjet e këtij grupi në Tiranë në pallatin e sportit Farie Hoti)
“Teuta”-Pushim
“Erzeni” – “Farka”
“Tirana”- “Studenti”
Datë 17 Dhjetor(Ndeshjet e këtij grupi në Tiranë në pallatin e sportit Farie Hoti)
“Studenti”-Pushim
“Teuta”- “Erzeni”
“Tirana”- “Farka” /j.p/























