TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar 18 kriteret që dallojnë një biznes që bën evazion fiskal dhe i shmanget taksave.
Tatimet shpjegojnë se ky informacion synon t’i vijë në ndihmë tatimpaguesve në njohjen më mirë të elementëve që mund të përbëjnë indicie për t’u kontrolluar dhe/ose verifikuar prej administratës tatimore.
18 kriteret janë: 1- Rritje e borxhit të TVSH-së, 2- Rritje e borxhit për të gjitha llojet e tatimeve, 3- Humbje e vazhdueshme, 4- Humbje e vazhdueshme e Tatim Fitimit, 5- Rënie e vazhdueshme e pagesës së TVSH-së përtej një kufiri të përcaktuar, 6- Të ardhurat nga deklarata TFTH (Krahason xhiron për efekt TVSH-je me të ardhurat bruto të biznesit për efekt të tatim-fitimit të thjeshtuar), 7- Të ardhurat nga deklarata e TF (Krahason xhiron për efekt TVSH-je me të ardhurat bruto të biznesit për efekt të tatim-fitimit), 8- Rënie në TF krahasuar me Sektorin (Krahason shkallën efektive të TF-së së subjektit me mesataren e sektorit), 9- Rënie në TF krahasuar me mesataren kombëtare (Paguhet shkallë e ulët efektive e tatim-fitimit), 10- Qarkullim i lartë, pagesë e ulët Kombëtare (Shkalla efektive tatimore është e ulët në krahasim me planin – TVSH), 11- Ndryshimi i deklaratës së Tatim Fitimit (Deklaratat e korrigjuara të TF, me ulje të vlerave janë me risk), 12- Ndryshim i deklaratës së TVSh-së (Deklaratat e TVSh të korrigjuara të TVSh, me ulje të vlerave janë me risk), 13- Pagesë e vonuar e TVSH-së 12 muaj, 14- Marzhi i fitimit, TVSH më i vogël se sektori (SH-B/SH); pa Shitje dhe Blerje të përjashtuara (Kontrollon nëse ka subjekte me MFB të TVSH-së të ulët në krahasim me sektorin ekonomik), 15- TVSH + TF (SH –B)/SH në TVSH> x%, dhe njëkohësisht humbje në TF> yyy lekë Kombëtar Testimi i besueshmërisë së humbjes për efekt tatim-fitimi. Humbja nuk është e vogël por MBF është i mirë dhe xhiroja është disa milionë lekë, 16- TVSH + TF (SH-B)/SH në TVSH> se sektori, si dhe njëkohësisht humbje në TF>yyy lekë Testimi i besueshmërisë së humbjes për efekt tatim-fitimi. TVSH blerje/shitje është më e lartë se mesatarja e sektorit, 17- TVSH Shitje me marzh shumë të ulët fitimi A është jashtëzakonisht e ulët xhiroja? (në krahasim me një raport shumë të lartë blerje/shitje që përdoret për të aktivizuar rregullën), 18- TVSH B/SH e kompanisë – B/SH sektori > x %; Raporti i performancës së TVSH-së A ka nëndeklarim të xhiros për efekt të TVSH-së? (në bazë të raportit blerje/shitje krahasuar me sektorin). e.xh/j.p/























