PRISHTINË, 5 dhjetor /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim shefin e OSBE-së Jan Braathu.
Haradinaj e falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE ka dhënë për institucionet e Kosovës dhe se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.
Kyeministri Haradinaj dhe ambasadori Jan Braathu diskutuan për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Në këtë takim janë shpalosur edhe prioritetet e misionit të OSBE-së për vitin e ardhshëm, duke u dakorduar nga të dyja palët për forcimin e partneritetit.
Ambasadori Braathu siguroi se do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. /KosovaPress/j.p/























