”Rrugët e besimit” me një tjetër atraksion turistik, restaurohet Kisha e Shën Mërisë në Bënjë

Kisha e Shën Mërisë, Bënjë

Përfundon restaurimi i Kishës së Shën Mërisë, Bënjë.Pas shpalljes së fshatit Bënjë Qendër Historike, restaurimi i kishës është hapi i parë i ndërmarrë për zhvillimin e kësaj zone. Kisha e Shën Mërisë, monument kulture i kategorisë së I-rë, është një objekt me vlera të veçanta, ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891. Gjithashtu Bënja është një vend me potenciale kulturore dhe natyrore të mëdha, ndaj meriton të jetë një ndër destinacionet turistike më të kërkuara në Përmet.Trashëgimia Kulturore dhe turizmi kulturor- prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Posted by Instituti i Monumenteve të Kulturës on E premte, 17 Gusht 2018

TIRANË,17 gusht /ATSH/- Pas shpalljes së fshatit Bënjë Qendër Historike, përfundon restaurimi i Kishës së Shën Mërisë, Bënjë.

Restaurimi i kishës është hapi i parë i ndërmarrë për zhvillimin e kësaj zone. Kisha e Shën Mërisë, monument kulture i kategorisë së I-rë, është një objekt me vlera të veçanta, ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891.

Gjithashtu Bënja është një vend me potenciale kulturore dhe natyrore të mëdha, ndaj meriton të jetë një ndër destinacionet turistike më të kërkuara në Përmet.

Kjo kishë ka planimetri drejtkëndore dhe tre nefe.Nga ana perëndimore është vendosur narteksi dhe nga ana lindore absida. Hyrjet nga perëndimi dhe jugu mbulohen me portik të mbështetur mbi kolona. Nga analizat nuk paraqitet prezenca e pikturave murale.

Në vitin 1967 u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap në korrik 1991. Në datë 21 Nëntor, kjo kishë pret pelegrinët e luginës, që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë së Bënjës’.

Trashëgimia Kulturore dhe turizmi kulturor mbeten prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.