Ulje e re e taksave për 91% të bizneseve

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155893437286523/

TIRANE, 19 qershor/ATSH/- Rreth 91% e bizneseve në Shqipëri do të përfitojnë nga ulja e re e taskave.

Me qëllim lehtësimin e klimës së biznesit dhe barrës fiskale për sipërmarrjen, në fund të këtij muaji pritet të kalojë në qeveri paketa e re fiskale e përgatitur nga ministria e Financave.

Sipas këtyre ndryshimeve, 91% e bizneseve do të paguajnë vetëm 5% taksë mbi fitimin.

Nëpërmjet një status në facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe ndryshimet më të fundit të kësaj pakete.

“MIRËMËNGJES, dhe me pasqyrën e ULJES SË RE TË TAKSAVE që e çon në 91% numrin e bizneseve në Shqipëri, të cilat paguajnë VETËM 5% TAKSË MBI FITIMIN, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Bizneset me xhiro deri në 12 mln lekë, ju ulet tatimi me 5%, pra 3 herë më pak ku përfitojnë 10 852 biznese ose 50.8% e bizneseve.

Falë këtyre ndryshimeve, 91% e bizneseve do të kanë tatim fitimin 0% ose 5%. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.