TIRANE, 19 qershor/ATSH/- Rreth 91% e bizneseve në Shqipëri do të përfitojnë nga ulja e re e taskave.
Me qëllim lehtësimin e klimës së biznesit dhe barrës fiskale për sipërmarrjen, në fund të këtij muaji pritet të kalojë në qeveri paketa e re fiskale e përgatitur nga ministria e Financave.
Sipas këtyre ndryshimeve, 91% e bizneseve do të paguajnë vetëm 5% taksë mbi fitimin.
Nëpërmjet një status në facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe ndryshimet më të fundit të kësaj pakete.
“MIRËMËNGJES, dhe me pasqyrën e ULJES SË RE TË TAKSAVE që e çon në 91% numrin e bizneseve në Shqipëri, të cilat paguajnë VETËM 5% TAKSË MBI FITIMIN, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Bizneset me xhiro deri në 12 mln lekë, ju ulet tatimi me 5%, pra 3 herë më pak ku përfitojnë 10 852 biznese ose 50.8% e bizneseve.
Falë këtyre ndryshimeve, 91% e bizneseve do të kanë tatim fitimin 0% ose 5%. /a.g/
