Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/6/2018

MESEBERG – Zhvillohet këshill ministror i përbashkët francë-gjermani për të përgatitur propozime të përbashkëta për reformimin e Europës dhe për të tejkaluar mospërputhjet aktuale.

BERLIN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel takohet me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki për çështjen e ndotje së mjedisit.

MESEBERG – Kancelarja gjermane dhe presidenti francez takohen në lidhje me reforminin e BE-së.

MADRID – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez pret presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

UASHINGTON – Mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe mbretëresha Letizia takohen me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

PEKIN – Vizitë në Kinë e presidentit të Bolivisë, Evo Morales.

MOSKË – Zhvillohet ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Botës të vlefshme për Grupin H, Kolumbi-Japoni dhe Poloni-Senegal, si dhe ndeshja e vlefshme për Grupin A mes Rusisë dhe Egjiptit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 19 qershor 2018
Artikulli tjetërUlje e re e taksave për 91% të bizneseve