TIRANË, 30 prill/ATSH/-Të rinjtë e kryeqytetit zgjedhin të jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse koha sot duket pak e vrenjtur dhe gati për reshje shiu, të rinjtë nuk harrojnë të përdorin në përditshmërinë e tyre biçikletën për të lëvizur apo kryer punët e tyre brenda Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një nga promotorët më të mëdhenj të përdorimit të dy rrotakut në vend të makinës, i ka kushtuar një hapësirë nga faqja e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Mëngjes i bukur me të rinjtë që zgjedhin të jetojnë shëndetshëm në Tiranë”, shkruan Veliaj. z.tosku /a.g/



























