Ballina Bota

ROMË – Arrestohen 48 persona në një operacion antidrogë

ROMË, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dyzet e tetë anëtarë të një organizate kryesore të trafikimit të drogës, që kontrabandonin kokainë nga Amerika e Jugut në Itali dhe Spanjë janë arrestuar, bëri të ditur policia doganore e Italisë.

”Tridhjetë e një arrestime u kryen nga policia italiane dhe spanjolle përfshirë peruanë, kolumbianë, argjentinas, spanjollë dhe italianë”, tha Guardia di Finanza në një deklaratë.

”Ndërkohë, 17 të tjerë u kapën nga policia argjentinase”, shtoi ajo.

Organizata përdorte anije konteniere për të kontrabanduar kokainë në Europë.

Autoritetet gjithashtu sekuestruan pasuri me vlerë më shumë se një milion euro (1,14 milionë dollarë)./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Grinci sjell magjinë e festave të fundvitit në Teatrin e Kukullave
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni i gatshëm të diskutojë masat për rritjen e besimit me Phenianin