FOTO/ Grinci sjell magjinë e festave të fundvitit në Teatrin e Kukullave

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Festat kanë trokitur me Grincin i cili ka zgjedhur këtë herë të rrëmbeje veç zemrat e fëmijëve dhe t’i ftojë ata ngado ku janë, për të festuar në shtëpinë më të bukur në botë, në teatër, mbrëmjen e djeshme.

Teatri i Kukullave u shndërrua dje në një vend magjik në prag të festave të fundvitit ku aktorët dhe fëmijët e pranishëm në sallë e cila ishte e tejmbushur, shijuan aventurat e personazhit kult të festave Grincit.

Grinci është një krijesë e keqe që urren Krishtlindjen dhe bën plane për ta prishur atë. Megjithatë, një fëmijë i vogël vendos të provojë të miqësohet me Grincin dhe t’i mësojë magjinë e festave.

Në shfaqjen e Teatrit të Kukullave Grinci u argëtua së bashku me fëmijët e talentuar të cilët interpretuan në këngë dhe kërcim në një skenë e cila ishte e mbushur me motivet e festave ku nuk mungonin dhuratat dhe bredhi simbolik i festave. /a.a/ /a.g/

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.