Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni i gatshëm të diskutojë masat për rritjen e besimit me Phenianin

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një i dërguar amerikan deklaroi sot se vendi i tij ishte i gatshëm të diskutonte me Phenianin masat që synojnë të vendosin besim, ndërkohë që Uashingtoni rithekson përpjekjet e tij për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor.

Gadishulli është duke u përballur me një ulje spektakolare të tensionit këtë vit pasi presidenti amerikan, Donald Trump u takua në një samit me kreun koreano-verior, Kim Jong Un në qershor në Singapor.

Trump dhe Kim u angazhuan në këtë samit për një denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Arrestohen 48 persona në një operacion antidrogë
Artikulli tjetërFOTO/ “Zahiretë” e Vladimir Myrtezait takim mes librit, trashëgimisë kulturore dhe lexuesve