TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale, fotoalbumin nga mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve Kosovë-Shqipëri.
Rama e ka quajtur “seancën e Kuvendit të Bashkuar në Prishtinë”, ndërsa në fotoalbumin e shpërndarë në Facebook dhe Instagram ka momente nga fjala e tij në Kuvend, nga nënshkrimi i marrëveshje me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe darka e përbashkët e personaliteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës erdhi si nevojë e koordinimit të agjendës kombëtare.
Mbledhja e fundit mes dy parlamenteve ka qenë më datë 27 nëntor 2022, kur shënohej 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
/a.f/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























