Ballina Ekonomi

Vlorë, vijon puna për kalimin e tokës bujqësore nga përdorim, në pronësi

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë është në proces pune në blloqet në hyrje të këtij qyteti, për kalimin e tokës bujqësore nga përdorim, në pronësi.

Specialistët janë të angazhuar që të bëjnë kontrollin e detajuar të dokumentacionit referuar përcaktimeve në kuadrin ligjor: Verifikimet në terren për të përcaktuar me saktësi pozicionin dhe sipërfaqen e parcelave; Afishimin publik të listave dhe trajtimin e çdo pretendimi apo ankese të qytetarëve.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës është në bashkëpunim të ngushtë me njësitë e qeverisjes vendore, prefekturat dhe këshillat bashkiakë për të siguruar finalizimin e këtij procesi.

Pasi kryhet verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit, dosjet përfundimtare delegohen për miratim pranë këshillave bashkiakë dhe prefektit.

Në përfundim të procedurës administrative, përfituesit pajisen me aktin individual të kalimit në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të vendosen para drejtësisë
Artikulli tjetërKryevepra e Donizetti-t “Lucia di Lammermoor” mbledh qindra artdashës