Ballina Bota

IRAN – Teherani zyrtar : Nëse Izraeli sulmon Libanin do reagojmë ushtarakisht

TEHERAN, 29 qershor /ATSH-ANSA/ – Në rast të një sulmi izraelit në Liban, Irani do të fillojë një “luftë asgjësimi” kundër regjimit sionist”, shkroi përfaqësuesi i Iranit në OKB në plataformën X.

Edhe pse Irani e konsideron propagandën e regjimit sionist për synimin për të sulmuar Libanin si një luftë psikologjike, nëse ai fillon një agresion ushtarak në shkallë të plotë, sipas burimeve ai do të nisë një luftë asgjësimi.

”Të gjitha opsionet, përfshirë përfshirjen e plotë të të gjitha fronteve të Rezistencës, janë në tryezë”, thuhet në mesazhin e Teheranit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjekët e rinj specializantë nënshkrujnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Forca kryesore për të larguar hijet e shëmtuara në trupën shëndetësore
Artikulli tjetër“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria – destinacioni perfekt për turistët italianë