Ballina Aktualitet

Beci: Shkodra e tronditur nga humbja e një nëne dhe 3 fëmijëve të saj

TIRANË, 5 maj/ATSH/- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku 39-vjeçarja Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur janë hedhur në lumin Buna.

Beci shprehet në një postim në rrjetet sociale se Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndjehen sot të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.

“Inkurajoj fort trupat speciale në gjetjen e trupave dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujdo që nxiti një veprim të tillë”, thekson  kryebashkiaku Beci.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja në Shkodër, Balla: Vijojnë kërkimet në Bunë, dyshime për dhunë në familje
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë, 6 maj 2024