Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 6 maj 2024

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të territorit nga orët e mesditës.

Mjegullinë  përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit.

Era do të fryjë  me drejtim perëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/28 Diell re
Kukës 10/27 Diell re
Lezhë 16/27 Diell re
Dibër 8/25 Diell re
Durrës 15/27 Diell re
Tiranë 15/28 Diell re
Elbasan 13/29 Diell re
Berat 12/27 Diell re
Vlorë 13/26 Diell re
Korçë 7/23 Diell re
Gjirokastër 10/28 Diell re
Sarandë 14/26 Diell re

 

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeci: Shkodra e tronditur nga humbja e një nëne dhe 3 fëmijëve të saj
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/5/2024