Ballina Bota

BRUKSEL – BE arrin marrëveshjen prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën

BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Të 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë financiare me vlerë 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë) gjatë një samiti sot në Bruksel, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në platformën X.

“Kjo bllokon financimin e qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”, tha Michel.

“BE-ja po merr drejtimin dhe përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës”, shtoi presidenti i KE-së.

Marrëveshja u arrit sot me shpejtësi gjatë një samiti të liderëve të BE-së të thirrur posaçërisht pasi Hungaria bllokoi paketën e ndihmës financiare në dhjetor.

Sipas marrëveshjes, liderët e BE-së “do të zhvillojnë bisedime çdo vit” lidhur me zbatimin e fondeve për Ukrainën, të cilat mbulojnë katër vitet e ardhshme.

Marrëveshja parashikon gjithashtu, se pas dy vitesh Këshilli Evropian mund të ftojë Komisionin të bëjë një propozim për shqyrtimin e financimit.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendra e Studimit të Arteve nisi veprimtaritë e para për këtë vit akademik
Artikulli tjetërInaugurohet shkolla e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, Manastirliu: Këtë vit përfundojmë 100 shkolla