Ballina Aktualitet

Begaj dhe Rama mesazh ngushëllimi për aktorin Kabashi: Mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Krerë të lartë të shtetit kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta në moshën 75-vjeçare të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi.

Presidenti Bajram Begaj shprehet në mesazhin e tij të ngushëllimit se Mirush Kabashi mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin.

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi”, shprehet Begaj.

“Lamtumirë Mirush”, shprehet Kryeministri Edi Rama në mesazhin e ngushëllimit, postuar në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Mirush Kabashi, një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë
Artikulli tjetërLamtumirë “Sokrati shqiptar”, mesazhe për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit