Ballina Flash

Basha: Mirush Kabashi, një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të “Artistit të Merituar”, Mirush Kabashi.

“I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit. Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare”, shprehet Basha në një postim në rrjetet sociale.

Basha thekson se virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

“Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh. U prehtë në paqe!”, shprehet Basha në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli planifikon përmbytjen e tuneleve në Gaza
Artikulli tjetërBegaj dhe Rama mesazh ngushëllimi për aktorin Kabashi: Mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin