Ballina Aktualitet

Minatorë e pensionistë, protestë para Kuvendit

Protestë e minatorëve dhe pensionistëve para Kuvendit, foto: Franc Zhurda

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Minatorë dhe pensionistë protestuan sot përpara Kuvendit.

Minatorët dhe pensionistët kërkuan që Kuvendi të miratojë statusin e minatorit nga njëra anë, si dhe të vendosë për rritjen e masës së pensioneve. Protesta nisi rreth orës 9:30 minuta kur po mblidheshin deputetët për nisjen e seancës plenare.

Deputeti i opozitës Oerd Bylykbashi, iu afrua protestuesve për t’i garantuar mbështetjen e opozitës, por minatorët dhe protestuesit kërkuan largimin e tij, pasi nuk donin përfshirje të politikanëve në nismën e tyre.

Gjatë protestës nuk kanë munguar edhe përplasjet me Policinë, kur pensionistët dhe minatorët kanë tentuar t’i afrohen oborrit të Kuvendit të Shqipërisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja takime në Gjykatën Supreme dhe Parlamentin Britanik
Artikulli tjetërBllokimi i seancës, Spiropali: Dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë